​Gashi: Ligji për Rimëkëmbje nuk ka arritur të shantazhohet nga Lista Serbe dhe nga askush

Aktuale

​Gashi: Ligji për Rimëkëmbje nuk ka arritur të shantazhohet nga Lista Serbe dhe nga askush

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 15:28
Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi, tha se Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike është i qytetarëve.

"Ligji për rimëkëmbje ka kaluar. Ky ligj nuk është ligj i LDK-së, nuk është ligj i PDK-së, është ligj i qytetarëve të Kosovës. Ky ligj nuk arrituri të shantazhohet as nga Lista Serbe e as nga askush", tha ai.

Ndërsa, sot deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Pas shumë tentimesh, të zgjedhurit e popullit në seancën e sotme me 72 vota pro, asnjë kundër, e asnjë abstenim i dhanë “dritën e gjelbër” rimëkëmbjes ekonomike.

Ndërsa deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje u përmbajtën nga votimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat