Çfarë mëkati paska bërë deputetja e LDK-së Marigona Geci, që kërkon ndriçimin e vrasjeve politike?

Aktuale

Çfarë mëkati paska bërë deputetja e LDK-së Marigona Geci, që kërkon ndriçimin e vrasjeve politike?

Nga: P.R Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 10:27
Marigona Geci

Në mbështetje të deputetes së LDK-së, Marigona Gecit, ka dal edhe familja e anëtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri.

“Çfare mekati paska bere Marigona Geci qe kerkon drejtesi per vrasjet politike, tek e fundit kjo eshte edhe detyre kombetare e morale jo vetem e Marigones por e te gjithe atyre qe don nje shtet te se drejtes dhe nje shtet ku ardhmeria e femijeve tane duhet te jete ardhmeria e shtetit tone..”, kanë shkruar në reagimin e tyre familja Imeri, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Çfarë mëkati paska bërë deputetja e LDK-së Marigona Geci, që kërkon ndriçimin e vrasjeve politike?

- ende ne parlamentin e Kosoves bredhin urdhedhenes, vrases te figurave kombetare shqiptare kjo eshte ditme.. kjo eshte frikeshme dhe ky imazh nuk eshte dashamires per parlamentin e Kosoves ...

-kjo eshte nje fotografi tragjike e Kosoves qe dergon sinjale te errta drejt Be dhe SHBA...fotografi qe shpejegon se pavaresia e Kosoves dhe shtetberja nuk duken te jene synim i shqiptareve...

- ka filluar Etapa e re per Kosoven.. do te ndriçohen vrasjet enigmatike te pas luftes.Ata qe jane kunder ndriçimit te ketyre vrasjeve jane kunder drejtesise se mohuar dhe anashkaluar tash e 20 vite , jane kunder SHBA dhe BE jane kunder Kosoves dhe te ardhmes se saj.

Kujt i pengon ndriçimi i vrasjes se Ramiz Hoxhes , Ali Ukes Ahmet Krasniqit Enver Malokut,Rashit Mustafes, Haki Imerit , Smajl Hajdaraj, Halil Dreshaj , Shefki Popoves Rexhep Lucit,Shaban Manaj, Xhemajl Mustafes ,Ismet Racit ,Ismet Rrahmanit, Fehmi Aganit ,Salih Cekut Agim Ramadanit,Tahir Zemaj, me nip e djal, Fetah Rudit Xhafer Behramit , Besim Dajakut Bekim Kastratit Uke Bytyqit Azem Deliut Ekrem Mustafes dhe ndriqimi i shume plagosjeve , rrahjeve te cilet fale zotit i shpetuan me te keqes...

Kujt i pengon ndriqimi i atentatit ndaj Presidentit Rugova ?

Kujt i pengon ndriqimi i atentateve tjera qe jane bere me porosi dhe per kete do te deshmon e ardhmja, do te deshmon drejtesia...

-Deputetja e LDK-se si femije ka perjetuar terrorin e regjimit te Millosheviqit, ndaj familjes se saj ..eshte rritur ne nje atmosfere ankthi e terrori qe e kane shkaktuar ata ose ai qe ka kerkuar falje pikrisht per kete shkalle te dhunes se organizuar sistematike ndaj rivaleve politik dhe familjareve te saj.

-çfare mekati paska bere Marigona Geci qe kerkon drejtesi per vrasjet politike , tek e fundit kjo eshte edhe detyre kombetare e morale jo vetem e Marigones por e te gjithe atyre qe don nje shtet te se drejtes dhe nje shtet ku ardhmeria e femijeve tane duhet te jete ardhmeria e shtetit tone..

-Shoqeria kosovare nje dite duhet te pajtohet ,nuk ecet perpara pa u ndriquar te gjitha vrasjet dhe organizatoret e vrasesit te vehen para drejtesise. BE dhe SHBA nuk e pranon/LEJON nje shoqeri me aq plasaritje e konflikte te brendshme te integrohet ne bashkesine Euro-atlantike kete duhet ta kene te qarte te gjithe shqiptaret ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat