Ramiz Lladrovci pret në shtëpi Ukë Rugovën, e mirëpret dhe diskutojnë për historinë e re

Aktuale

Ramiz Lladrovci pret në shtëpi Ukë Rugovën, e mirëpret dhe diskutojnë për historinë e re

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 18:33
Foto nga takimi

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur sot në shtëpi, birin e ish Presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugovën, të cilin e ka mirëpritur dhe shprehur mirëseardhje, duke ia dhuruar edhe librin kushtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcit.

Lladrovci ka shkruar se “përgjithmonë falënderues për kontribuesit e lirisë tonë, krenar me të kaluarën për të cilën dhamë aq sa patëm mundësi, pa kursyer asgjë.”

Ja postimi i plotë i kryetarit Lladrovci:

Mysafiri im, Ukë Rugova, ishte i mirëseardhur dhe ishte rast të diskutonim për bashkëpunimin tonë sa ishim deputetë, për aktualitetin por edhe për ngjarjet e historisë tonë të re.

Në Memorialin e dëshmorëve në Gllanasellë, z. Ukë Rugova vendosi lule të freskëta dhe kemi bërë homazhe, po ashtu vizituam vendin e rënies së heroit e heroinës Fehmi e Xhevë Lladrovcit, Fatime Hetemit dhe Shefqet Zekës!

Përgjithmonë falënderues për kontribuesit e lirisë tonë, krenar me të kaluarën për të cilën dhamë aq sa patëm mundësi, pa kursyer asgjë.

Gjatë vizitës, ishte rast t’ia dhuroj librin e Bedri Islamit “Përjetësia e dyfisht”, kushtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcit.

Faleminderit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat