Nga Gjermania vjen “goditja” e rëndë për Vjosa Osmanin: Po i bashkohet ideologjisë së Rexhep Qosjes – ky do të jetë fundi i saj

Aktuale

Nga Gjermania vjen “goditja” e rëndë për Vjosa Osmanin: Po i bashkohet ideologjisë së Rexhep Qosjes – ky do të jetë fundi i saj

Nga: N. H Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 14:38
Vjosa Osmani

Kryetar i kolegjiumit të Nëndegëve të LDK-së në Bavari, Isuf Qetaj, përmes një reagimi, ka drejtuar akuza në drejtim të ish-nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmani.

Qetaj thotë se pas shumë personaliteteve që e tradhtuan LDK-në, së fundi kësaj rruge i është bashkuar edhe Vjosa Osmani.

Veprimtari Qetaj konsideron se Osmani përpos që nuk e ka as përkrahjen minimale të strukturave e aktivistëve të LDK-së, kjo e fundit edhe argumentet i ka shumë të dobëta.

Ai thekson se Vjosa Osmani po i bashkohet ideologjisë së Rexhep Qojes. Ndërsa, paralajmëron se do të përfundojë si Nexhat Daci, Edita Tahiri e Hydajet Hyseni.

Ja shkrimi i tij:

“Përforcimet” e partive tjera me “Rugovista”, dhe tradhtia e këtyre të fundit ndaj LDK-së.

“Rugovistave” që e tradhtuan LDK-në, për t’i kontribuar kundërshtarëve politik, tani ju paska bashkuar përfundimisht edhe Vjosa Osmani-Curri.

Fillimisht ishte Hydajet Hyseni me disa shokë që ja filluan kësaj lojës së tradhtisë.

Vazhdojë me Edita Tahirin me disa shoqe e shokë.

Duke ja vnu kapakun e tradhtisë e dëmtimit të LDK-së, Nexhat Daci me shokë që e formoi LDD-në dhe e ndau e përçau LDK-në.

Vjosa Osmani-Curri, për dallim nga Nexhat Dac, i cili e kishte përkrahjen e një pjesë të madhe të strukturave të LDK-së. Vjosa

Osmanin nuk po e përkrahë askush përpos Haxhi Avdylit, i cili tani kur t’i bashkohen VV-se, do ta ketë edhe bashkimin e ish shokëve me të cilët e themeloi PDK-në, dhe të cilët tani po ashtu i shërbejnë Albinit e VV-së.

Vjosa Curri përpos që nuk e ka as përkrahjen minimale të strukturave e aktivistëve të LDK-së, edhe argumentet i ka shumë të dobëta.

Thotë që i përfaqëson votuesit e LDK-së, por e përjashton bashkëpunimin me LDK-në.

Thotë që është kundër Thaçit, por kërkon që politikanët mos të prononcohen për Specialen, sepse dëmtohen të akuzuarit.

Thotë që është Rugoviste por i bashkohet nxënësve e bashkë-ideologëve të Qosjes e Demaçit.

Thotë që ka bindje të djathta politike, por i përfaqëson politikat e Sorosit në Ballkan.

Për fund po e përsëriti atë që gjithë e kam thënë. Ne votuesit ju votojmë për asamblesistë, kryetar komunash e deputetë, sepse fillimisht e votojmë LDK-në.

Se sa i përkrahë votuesi i LDK-së, “Rugovistat” që e tradhtojnë LDK-në, shihet se çfarë përkrahje kanë tani Hydajet Hyseni, Edita Tahiri e Nexhat Daci. Njëjtë do të përfundon me vota edhe Vjosa, por LDK do të dëmtohet.

Prandaj tani si çdo herë, simpatizantët, votuesit, veprimtaret e strukturat e LDK-së, duhet të bashkohen rreth LDK-së, për ta mbrojtur shtëpinë e vet politike e amanetin e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat