Këto janë pyetjet që Mefail Bajqinovci i parashtroi drejtorit të Policisë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Aktuale

Këto janë pyetjet që Mefail Bajqinovci i parashtroi drejtorit të Policisë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Nga: M.H Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 14:31
Pamje nga takimi

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes raporton, lidhur me zhvillimet e fundit në Policinë e Kosovës si dhe të gjeturat e raportit për vendin për vitin 2020 të Komisionit Evropian,

Në këtë raportim të U.D të Drejtorit të Policisë para komisionit për siguri dhe mbrojtje, ka marrë pjesë edhe deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci.

Bajqinovci në këtë takim ka parashtruar disa pyetje drejtorit të policisë të cilit i ka kërkuar të kalojë tek krimet.

-Kryeminsitri Hoti ak deklaraur që që policia dhe inspektoriati po shkelin rregullat që po vendosin qeveriës, pra nuk po i zbatoni masat anticovid, pra a pajtoni me këtë deklaratë të kryeminsitrit.

-Deri më tani vlerësohet që një numër i madhë i zyrtarëve janë prekur me Covid,sa është numri i tyre dhe çfarë imapkti ka kjo në punën e policisë së Kosovës për menaxhimin e pandemisë?

-Sa ka qenë në funksion të masave në parandalimin e përhapjes së pandemisë covid 19 policia e kosovës, marrë parasyshë numrin e madhë të gjobave që po shqiptohen për qytetarët e të republikës së Kosovës dhe shpesh herë drejtor sjelljen joprofesionale të policiëve të ri ndaj qytetarëve?

-Sipas raportimit kemi rritje të disa krimeve në vend nga raporti i progresit flas dhe konkretisht mbetët shqetësuese fakti që rastet e dhunës në familje e sidomos rastëve nda gruas, cilat janë masat konkrete që keni marrë në këtë drejtim ju prej që keni ardhë dhe sidomos që ky fenomone ështërënduar për shkak të situatës me Covid kur dihet që tash edhe një grua 34 vjeçare nënë e e dy fëmijeve ka ndërruar jetë e që dyshoeht se është qëlluar nga bashkëshorti por kemi edhe raste të tjera?

-Sipas raportit për Kosovën në vitin 2019 janë listuar një sërë rekomandime nga policia të cilat adresohen në fushën e parandalimit të krimit nga ministria që ju drejtoni, cialt janë veprimet konkrete për këto çësthejt e përmendura?

Mehmeti është përgjigjur se nuk mund të komentojë deklartat e thënë nga të tjerët.

“Natyrisht që i kemi plotësuar vendimet e Qeverisë. Mendoj që është totalisht joprofesionale e etike që të komentoj deklarata. Prej marsit jemi mundu me i marrë të gjitha masat qoftë me vetëdijesim e trajtim të policëve”.

“293 policë janë aktivë me policë 12 prej pjesëtarëve kanë vdekur si pasojë e infektimeve. Prej fillimit janë infektuar 1 143 policë, 2 678 policë kanë qenë në vetizolim gjatë pandemisë. Kemi pasur sfida e probleme po operacionalisht i kemi kryer të gjitha punët që është dashur t’i kryejmë”.

Ndërsa për rastet e dhunës Mehmeti thotë që me keqardhje duhet ta pranojë që gjatë kësaj përiudhe të viti 2020 kemi pasur rritje të rasteve të dhunës.

Gjithashtu për krimet në qeniet njerëzore në vend Mehmeti u shpreh që gjatë kësaj kohe policia ka regjistruar 62 raste e për çka edhe janë arrest 67 persona qëjanë të dyshuar dhe arrestuar. Mehmeti thotë që ne kemi qenë pak të hendikepum pak për të marrë vendime për shkak se shumica e policëve kanë qenë të involvur në operacion.

Duhet shtuar që Mehmeti raportimin e ka filluar me paraqitje e statistikave të punës së institucionit që udhëheq. Ai ka sqaruar se ka rënie të veprave penale, përderisa numri i vrasjeve ka shënuar rritje nga 19 në 25.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat