Tomë Gashi ironizon me librin e Fevziut dhe Haxhiut për Thaçin: Nëse e lexojnë gjyqtarët e Speciales...

Aktuale

Tomë Gashi ironizon me librin e Fevziut dhe Haxhiut për Thaçin: Nëse e lexojnë gjyqtarët e Speciales...

Nga: G.B Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 17:10
Kopertina e librit

Avokati Tomë Gashi ka reaguar për librin e Blendi Fevziut dhe Baton Haxhiut për ish presidentin Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se me këtë lirimi është i garantuar, përcjell Bota sot.

Gashi ka thënë se nëse gjyqtarët e Speciales e lexojnë këtë libër, duke i ditur aftësitë e tyre për ta bërë mizën bullë, do t’i lirojnë të gjithë ndërsa Thaçin do ta mbajnë pak më gjatë për shkak të këtij libri shkencor.

Postimi i tij i plotë:

Lirimi i garantuar!

Nëse gjyqtarët e Gjykatës Speciale e lexojnë librin e Blendi Fevziut & Baton Haxhiut për Hashim Thaçin, duke i ditur aftësitë e tyre për me bo mizën bullë sigurt do të lirohen të gjithë të tjerët, Hashim Thaçin munden me ndal pak më gjatë hatri i këtij libri shkencor...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat