Nga këto komuna janë 296 rastet e reja me COVID-19

Aktuale

Nga këto komuna janë 296 rastet e reja me COVID-19

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 15:07
Ilustrim

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 296  raste të reja me këtë virus, ndërsa janë shëruar 319 persona.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.158 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 296 raste pozitive”, është thënë nga IKSHPK.

Rastet pozitive janë nga komuna e Prishtinës 139 raste, Podujevë 25 rast, Fushë-Kosovë 19 raste, Gjakovë 16 raste, Lipjan 16 raste, Drenas 14 raste, Mitrovicë 13 raste, Gjilan 12 raste, Ferizaj 10 raste, Rahovec 6 raste, Vushtrri 5 raste, Obiliq 4 raste, Klinë 3 raste, Skënderaj 3 raste, Viti 3 raste, Prizren 2 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Graçanicë, Ranillug, Shtime dhe Suharekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat