Jusuf Buxhovi tregon se çfarë duhet të pyetet Avdullah Hoti, Vjosa Osmani dhe Isa Mustafa

Aktuale

Jusuf Buxhovi tregon se çfarë duhet të pyetet Avdullah Hoti, Vjosa Osmani dhe Isa Mustafa

Nga: P.R Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 19:57
Në aktakuzën e publikuar nga Gjykata Speciale, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi akuzohen ndër tjerash edhe për vrasjen e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi thotë se buxheti për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja janë të paraparë me buxhetin e ministrisë. Ai tha se janë 20 milionë euro që do të shfrytëzohen për mbrojtjen e të akuzuarve.

"Ne e kemi buxhetin e caktuar të Ministrisë së Drejtësisë, buxhet i cili ka të bëjë me divizionin për mbrojtën e të akuzuarve potencial është një detyrë e jona që na obligon ligji dhe është ligji që merret me mbrojtjen e të akuzuarve potencialë. Nga ky ligj kanë dalë tri udhëzime administrative që tregojnë si ndahen ato fonde. Janë publike. Ne kemi 7 milionë euro që janë ndarë me amendamentimin në Kuvend gjatë rishikimit buxhetor dhe 13 milionë euro që janë në buxhetin rezervë. Krejt i kemi 20 milionë euro që do të shfrytëzohen për mbrojtjen e të akuzuarve", deklaroi Selimi.

E në aktakuzën e publikuar nga Gjykata Speciale, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi akuzohen ndër tjerash edhe për vrasjen e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Duke marr parasysh këtë, a është ky një skandal i radhës në Kosovë dhe si mund të mbrohen me paratë tona, ata që akuzohen se kanë vrarë shqiptar të pafajshëm e anëtarë të LDK-së?

Lidhur me këtë, gazeta “Bota sot” ka kontaktuar me historianin e njohur, dhe njërin ndër themeluesit e LDK-së, Jusuf Buxhovin.

Image
Jusuf Buxhovi

Buxhovi duke mos dashur të komentojë shumë, ka treguar se kush duhet të pyetet për vendimin për ndarjen e mjeteve për mbrojtjen e të akuzuarve nga Gjykata Speciale.

“Këtë pyetje duhet drejtuar fillimisht kryeministrit, që përfaqëson qeverinë, që ka për detyrë të angazhohet për shtet ligjor dhe të sillet në përputhje me të. Pastaj, kjo pyetje duhet shtruar edhe ushtrueses së detyrës së Presidentit, që mbron autoritetin e shtetit dhe, kjo pyetje duhet shtruar edhe kryetarit të LDK-së, anëtarët e së cilës të shumtën kanë qenë viktima të krimit të organizuar, paçka se kjo parti, jo rrallë ka qeverisë me ata sot ngarkohen me dyshimin e vrasjeve politike!”, ka thënë Buxhovi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat