Së paku 100 të lënduar nga hudhja e mjeteve piroteknike në çdo festë

Aktuale

Së paku 100 të lënduar nga hudhja e mjeteve piroteknike në çdo festë

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 07:56
Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë apel që mos të luhet me mjete piroteknike, pasi lëndimet nuk riparohen.

Instituti njofton se statistikat flasin për minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hudhja e mjeteve piroteknike.

“Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve”, thuhet në apelin e institutit

Përndryshe, Komuna e Prishtinës ka nxjerr një urdhëresë përmes së cilës ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike në vende të hapura publike deri më 3 janar 2021.

Kryetari Shpend Ahmeti përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se kushdo që vepron kundër kësaj urdhërese do të gjobitet në shumën prej 100 eurosh.

Ahmeti nxori urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vende të hapura publike, gjegjësisht në sheshe, rrugë e tregje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat