Kolona të gjata te Dheu i Bardh, pritjet deri në 3 orë

Aktuale

Kolona të gjata te Dheu i Bardh, pritjet deri në 3 orë

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 11:21
Ilustrim

Mërgimtarët që janë nisur për në Kosovë, përveç pritjeve në pikat kufitare Kroaci- Serbi dhe Hungari-Serbi, po ballafaqohen edhe me pritje në kufirin Serbi-Kosovë, konkretisht në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardh.

Sipas burimeve, pritjen në këtë pikë kufitare janë deri në tri orë.

“Kolonat janë kryesisht nga pala serbe por ka edhe te pika kufitare e Kosovës”, thotë ky burim.

Ndërkohë në Merdare, pritjet janë nga 10 deri 15 minuta.

Përndryshe, Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk është duke i funksionuar uebi që njofton çdo gjysmë ore për gjendjen në pikat kufitare të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat