Rexha: Trusti ka mundur ta rrisë sigurinë në tërheqjen e 10-përqindëshit

Aktuale

Rexha: Trusti ka mundur ta rrisë sigurinë në tërheqjen e 10-përqindëshit

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 01:26
Profesori në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike, Blerim Rexha

Profesori në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike, Blerim Rexha, ka deklaruar se Trusti ka përzgjedhur një formë të mirë online për tërheqje të 10-përqindëshit nga qytetarët e vendit.

Mirëpo, ai ka thënë se ka pasur vend për rritje të sigurisë nga kjo faqe, në mënyrë që qytetarët të ndiheshin më të sigurt.

Rexha ka thënë se ka forma të ndryshme softuerike që bëjnë shtimin e sigurisë në uebfaqe, derisa ka potencuar se tashmë pjesa e madhe e qytetarëve e kanë kuptuar se si bëhet aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti. Shtimi i sigurisë sipas tij, do të ishte i nevojshëm.

Profesori ligjërues në fakultetin FIEK ka thënë se forma për tërheqje nga faqja e Trustit i ka shkaktuar më tepër punë zyrtarëve të Trustit, derisa e quan të thjeshtë procedurën e aplikimi.

“Kjo forma për tërheqjen nga Trusti, i ka gjeneruar Trustit më shumë punë shtesë mirëpo qytetarëve ua ka lënë një formë të thjeshtë, përmes numrit personal dhe llogarisë bankare. Nga aspekti i inxhinierisë softuerike, mendoj që Trusti ka mundur që të faqen pasuese, pasi që po mbledh të dhënat, ka mundur t'i dërgojë në konfirmim të gjithë atyre që kanë aplikuar që aplikimi është kryer me sukses. Ne tani nuk e dijmë ku është aplikimi ynë sepse kemi parë vetëm atë ‘screenshot-in’ e fundit që aplikimi është kryer me sukses mirëpo nuk kemi konfirmim me shkrim që është procedurë standarde dhe nuk kërkon kosto shtesë”, ka thënë Rexha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat