Zëdhënësi i KQZ: Vetëm një vendim i formës së prerë nga Gjykata i përjashton kandidatët nga e drejta për të garuar

Aktuale

Zëdhënësi i KQZ: Vetëm një vendim i formës së prerë nga Gjykata i përjashton kandidatët nga e drejta për të garuar

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 10:08
Foto Ilustrim

Gjatë ditës së sotme ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani pritet të ftojë në takim partitë politike për të diskutuar për datën e mbajtjes së zgjedhjeve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar qeverinë Hoti.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi tha për Euronews Albania se organizmi i zgjedhjeve për një periudhë kaq të shkurtër është padyshim një sfidë për këtë institucion, teksa shtoi se KQZ e Kosovës është sprovuar me zgjedhje të parakohshme e të jashtëzakonshme, pasi që nga shpallja e pavarësisë zgjedhjet në Kosovë kanë qenë të tilla.

I pyetur me faktin se si verifikohen kandidatët që do të garojnë në zgjedhje, nisur nga debati i hapur ditëve të fundit se personat që janë dënuar për vepra të ndryshme penale nuk mund të kandidojnë për deputetë, z. Elezi solli në vëmendje zgjedhjet e 2017 ku me gjithë vendimi e KQZ për të përjashtuar nga gara 90 kandidatë si të papërshtatshëm, Gjykata e Lartë kishte vendosur t’i rikthente në garë me arsyetimin se duhet një dënim me vendim të formës së prerë që ta përjashtojë një individ nga e drejta për të kandiduar.

“Në zgjedhjet lokale të 2017 KQZ kishte decertifikuar rreth 90 kandidatë që më parë ishin certifikuar për marrë pjesë në zgjedhje. KQZ mori këtë vendim për të zbatuar ligjin për përshtatshmërinë e kandidatëve që duhet të certifikohen për të marrë pjesë në zgjedhje.

Ndaj këtij vendimi të KQZ një kandidat ishte ankuar dhe çështja shkoi në Gjykatën e Lartë që kishte vendosur se askujt s’i mohohet e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje nëse nuk ka një vendim i formës së prerë që i përjashton nga e drejta për të kandiduar. KQZ ka zbatuar këtë vendim”, tha zëdhënësi i KQZ, teksa shtoi se pritet zbardhja e vendimit të plotë të Kushtueses për të parë edhe detyrimet që ka KQZ në organizmin e zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat