Dardan Islami: Më mirë do të ishte që ky trim i Zvicrës me i qit një kafe Valonit, e të debatojë mu bo copë me të

Aktuale

Dardan Islami: Më mirë do të ishte që ky trim i Zvicrës me i qit një kafe Valonit, e të debatojë mu bo copë me të

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 18:32
Valon Syla

Analisti Dardan Islami, ka reaguar ndaj sulmuesit të gazetarit Valon Syla, duke thënë se më mirë do të ishte që ata të uleshin me një kafe dhe të debatojnë, e jo që ta sulmojë atë fizikisht dhe më pas të fshehët nga Policia.

Sot gjatë ditës është sulmuar fizikisht gazetari Valon Syla. Ai është sulmuar nga një person që po dyshohet se jeton në Zvicër dhe është nga Gjakova.

Ndërkaq ndaj tij ka reaguar analisti Dardan Islami, duke thënë se më mirë do të ishte që të ulen të debatojnë, e jo ta sulmojë fizikisht Sylën.

“Ky trimi i Zhvicrres qe po sjell e tani po ik e po fshehët prej policisë, ma mire e kish pas sikur ta kish ul Valonin ne kafe, me ja qit nje kafe edhe nje uje te tharrbet, me debatue mu bo cop, ne fund me bo nje selfie se bashku, tash ish tu u knaq ne vendlindje e jo kaqak!?”, ka shkruar Islami.

Më poshtë postimi i plotë i tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat