Kurti kërkon që zgjedhjet të shpallen sa më parë: Kemi punë për të bërë

Aktuale

Kurti kërkon që zgjedhjet të shpallen sa më parë: Kemi punë për të bërë

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 20:50
Albin Kurti

Kryetari i VV’së, Albin Kurti, ka kërkuar që zgjedhjet të shpallen sa më shpejt, derisa po pritet edhe vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.

“Gjykata foli, dhe derisa presim vendimin përfundimtar, ne nuk duhet që të vonojmë shpalljen e zgjedhjeve të reja për të rikthyer legjitimitetin e qeverisë.

Nga menaxhimi i pandemisë te rindërtimi i ekonomisë dhe reforma në sistemin gjyqësor, kemi shumë punë për të bërë, por jemi gati”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.

Kjo thirrje e Kurtit vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat