Këshilltari i Vjosa Osmanit e pyet Krasniqin: Ku u avulluan 2.1 million euro

Aktuale

Këshilltari i Vjosa Osmanit e pyet Krasniqin: Ku u avulluan 2.1 million euro

Nga: A.M. Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 20:55
Faton Peci dhe Agim Krasniqi

Këshilltari politik i ushtrueses së detyrës të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Faton Peci, ka kërkuar nga zëvendësministri i  Financave, Agim Krasniqi, që të tregon se ku u avulluan 2.1 million euro të taksapaguesve të Kosovës.

Ai i është kundërpërgjigjur Krasniqit duke thënë se në Kryesi e Kuvendit marrin pjesë të gjitha partitë, teksa këtë vendim Osmani nuk e ka votuar.

“Sa për vëmendjen e zv.ministrit dhe të publikut, Kuvendi i Kosovës ia ka rikthyer Qeverisë në rishikim të buxhetit mbi 1.5 milion euro kursime!”, ka shkruar Peci.

Postimi i plotë:

Para se të flisni për "lulëzim ekonomik", në Kuvend e Presidencë zëvendësministri i financave le t'i tregon qytetarëve të Kosovës ku u avulluan 2.1 million euro të taksapaguesve të Kosovës.

Sa për vëmendjen e zv.ministrit dhe të publikut, Kuvendi i Kosovës ia ka rikthyer Qeverisë në rishikim të buxhetit mbi 1.5 milion euro kursime!

Prandaj, zv. ministër (drejtor i buxhetit i PAN-it), ku mbeten 2.1 milion euro?!

P.S./ Vendimi i Kuvendit është kolegjial. Në Kryesi marrin pjesë të gjitha partitë, teksa këtë vendim Kryetarja e Kuvendit nuk e ka votuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat