Deputetja e VV-së: Nuk lanë gjë pa bërë kundër buxhetit, tani duan ta votojnë?!

Aktuale

Deputetja e VV-së: Nuk lanë gjë pa bërë kundër buxhetit, tani duan ta votojnë?!

Nga: G.B Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 15:37
VV

Deputetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka reaguar ndaj deputetëve që do të votojnë pro buxhetit për vitin 2021.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ata nuk lanë gjë pa bërë kundër buxhetit, por tani do ta votojnë atë, përcjell Bota sot.

Ajo ka thënë se do ta kenë ligjin për buxhetin në kohën e duhur, për të gjithë dhe do të hartohet nga ata që e zbatojnë.

Postimi i saj i plotë:

Nuk lanë gjë pa thënë kundër buxhetit, por do ta votojnë???!!!

Kinse për qytetarët..

Por, jo.

Duhet lënë vend për koalicione, kundër atij Qytetarët & VETËVENDOSJE!

MOS KINI MERAK, do të kemi Ligjin për buxhet në kohën e duhur, për të gjithë ne. Buxheti duhet të hartohet nga ata që do ta zbatojnë.

Sa më parë zgjedhjet, që të ecim përpara!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat