Admirali Hranj falënderon gjeneralin Rama për ndihmën e ofruar për popullin kroat

Aktuale

Admirali Hranj falënderon gjeneralin Rama për ndihmën e ofruar për popullin kroat

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 15:18
Rrahman Rama

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kroacisë, admiralit Robert Hranj ka falënderuar komandantin e FSK-së, Rrahman Rama për gatishmërinë për të dërguar njësitë e specializuara për operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve.

“Pas letrës së komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama adresuar homologut të tij, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kroacisë, admiralit Robert Hranj, ku shprehë shqetësimin e thellë pas pasojave të tërmetit në Kroaci si dhe vullnetit e gatishmërisë së plotë për dërgimin e njësive të specializuara për operacionet e kërkim-shpëtimit, ka ardhur përgjigja e admiralit Hranj”, thuhet në njoftimin e bërë nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës.

Ministria ka publikuar edhe letrën e admiralit Hranj.

“ I nderuar gjenerallejtënant Rama, kam marrë letrën tuaj dhe ne të gjithë jemi mirënjohës për mbështetjen vetëmohuese të ofruar nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Forcat e Armatosura Kroate po ndihmojnë dhe mbështesin popullsinë lokale me aftësitë dhe burimet tona, dhe ne e vlerësojmë reagimin tuaj të menjëhershëm. Ne nuk do të hezitojmë të kërkojmë për ndihmë nga ekipet tuaja nëse është e nevojshme.Edhe një herë, faleminderit, faleminderit Kosovë”, thuhet në letrën e admiralit Hranj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat