Bajqinovci e Rrahmani vizitojnë investitorin nga Gjermania, Ilir Maqedonci

Aktuale

Bajqinovci e Rrahmani vizitojnë investitorin nga Gjermania, Ilir Maqedonci

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 16:14
Bajqinovci e Rrahmani vizitojnë investitorin nga Gjermania, Ilir Maqedonci

Deputetë e LVV-së, Mefail Bajqinovci dhe Eman Rrahmani, kanë vizituar sot në fshatin Koliq investitorin nga Gjermania, Ilir Maqedonci.

Bajqinovci në postimin e tij në Facebook ka shkruar se Maqedonci ka investuar rreth 200 mijë euro duke ndërtuar 5 villa.

Tutje Bajqinovci thotë se diaspora shtë motori ekonomik i Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot së bashku me deputetin Eman Rrahmani vizituam investitorin nga Gjermania Ilir Maqedonci. Iliri në fshatin Koliq ka investuar rreth 200 mijë euro duke ndërtuar 5 villa. Villat “Lisi” janë investim nga mërgata jonë edhe pse me telashe dhe pengesa të mëdha. Përkundër investimeve nga mërgata, sot ky investitor ka telashe me ndriçim, ujë dhe infrastrukturë nga komuna e Prishtinës. Diaspora është motori ekonomik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat