Qorrolli pas kandidimit të Hotit: Nuk do koment, nuk fitoi në 2017 e as nuk do të fitojë në 2021

Aktuale

Qorrolli pas kandidimit të Hotit: Nuk do koment, nuk fitoi në 2017 e as nuk do të fitojë në 2021

Nga: G.B Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 16:48
Vigan Qorrolli

Analisti politik Vigan Qorrolli ka thënë se kandidimi i Avdullah Hotit për kryeministër nuk do koment.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Hoti nuk arriti të fitojë në vitin 2012 dhe nuk do të fitojë as në 2021, përcjell Bota sot.

Qorrolli ka thënë se ai nuk ishte as kryeministër tani, pasi Kushtetuesja e shpalli NUL.

Postimi i tij i plotë:

Caktimi për herë të dytë i kandidatit për kryeministër nga ana e partisë më të vjetër demokratike në Ballkan (LDK) — i shpallur me vendim të Gjykatës Kushtetuese si NUL (i paqenë, A. Hoti asnjëherë ai s’ka qenë KM i Republikës së Kosovës) — vërtetë nuk meriton asnjë koment!

Hoti nuk arriti të fitojë në 2017, s’do mend që nuk do fitojë as në 2021’tën — edhe kur u bë demek KM, nuk u njoh si i tillë kushtetutshmërisht.

Speechless, do thoshin i ashtu. Brezi i Republikës, që kurrë politikanë s’u bënë e as që do bëhen ndonjëherë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat