3 të vdekur, 184 raste të reja dhe 420 të shëruar nga Covid në Kosovë

Aktuale

3 të vdekur, 184 raste të reja dhe 420 të shëruar nga Covid në Kosovë

Nga: G.B Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 14:25
Ilustrim

3 persona kanë vdekur si pasojë e Covid në Kosovë në 24 orët e fundit, përcjell Bota sot.

IKSHPK ka njoftuar se janë shëruar 420 persona, ndërsa janë shënuar 184 raste të reja.

Njoftimi i plotë:

420 TË SHËRUAR DHE 184 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.184 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 184 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (52 vjeç), Gjilan 1 rast (73 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (85 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 51.328 raste nga 183.513 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.335 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 420 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 41.407 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.586.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 79 raste, Podujevë 18 raste, Mitrovicë 17 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Ferizaj 7 raste, Kamenicë 7 raste, Shtime 6 raste, Drenas 5 raste, Lipjan 5 raste, Gjilan 4 raste, Skenderaj 4 raste, Kaçanik 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Gjakovë 2 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste, Prizren 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë, Malishevë dhe Rahovec.

IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Imagea
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat