Palmer thotë se nëna e tij mund ta vizitojë Kosovën

Aktuale

Palmer thotë se nëna e tij mund ta vizitojë Kosovën

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 15:11
Matthew Palmer

Kosova, shpesh është temë diskutimi në familjen e të dërguarit special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Madje në intervistën e tij për klankosova.tv, Palmer zbulon që nëna e tij mund ta vizitojë Kosovën, posa të përfundonte pandemia e koronavirusit.

A keni biseduar ndonjëherë për Kosovën me familjen tuaj?

‘’Sigurisht. Nënës time, në veçanti, i pëlqen të lexojë në lidhje me çështjet që unë punoj dhe ajo gjithmonë ka pyetje për mua’’.

‘’Ajo është e hapur dhe kurioze për botën. Nëna ime nuk kishte pasaportë derisa unë isha në kolegj dhe ajo erdhi të më vizitonte në Japoni, ku isha duke studiuar’’.

’’Por ajo është më shumë se e përgatitur për një fillim relativisht të ngadaltë. Sapo COVID të kalojë, mendoj se ajo do ta mirëpriste një shans për të vizituar Kosovën’’, shprehet Palmer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat