Zemaj uron qytetarët: Festoni në familje

Aktuale

Zemaj uron qytetarët: Festoni në familje

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 17:51
Armend Zemaj

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Vitit të Ri.

“Të gjithë ju që bashkë me mua dhe Ministrinë e Shëndetësisë, me përkushtim u përballem me pandeminë për muaj të tërë, ju falënderoj nga zemra për bashkëpunimin”.

“Sonte, në natën e ndërrimit të motmoteve, ju dëshiroj gjithë të mirat juve dhe familjeve Tuaja.

Njëherësh ju bëj thirrje të festoni në familje dhe të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit”, është shprehur Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat