Ofendoi Vjosa Osmanin, Agim Veliut i vjen një tjetër reagim

Aktuale

Ofendoi Vjosa Osmanin, Agim Veliut i vjen një tjetër reagim

Nga: G.B Më: 5 janar 2021 Në ora: 15:22
Vjosa Osmani dhe Agim Veliu

Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pas ofendimit që Agim Veliu i ka bërë Vjosa Osmanit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ofendimet në politikë, janë tipar i pashpresë i atyre që kanë dështuar në argumentime tjera, përcjell Bota sot.

Cakolli ka thënë se vetëm kur s'ke çka thua tjetër, lëshohesh në deklarime ofenduese dhe këto janë të papranueshme, sidomos një gruaje dhe sidomos nga dikush që ushtron funksion të lartë ekzekutiv.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Zakonisht ofendimet në politikë, veçanërisht ato që në esencë janë bulliste, janë tipar i pashpresë i atyre që kanë dështuar në argumentime tjera.

Vetëm kur s'ke çka thua tjetër, lëshohesh në deklarime ofenduese. Të tillat janë të papranueshme, sidomos ndaj një gruaje dhe sidomos nga dikush që ushtron funksion të lartë ekzekutiv.

Ky s'është niveli as standardi që duhet ta shohim në politikë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat