Bushati: Albin Kurti tregoi se ka dinjitet kur kundërshtoi Grenell

Aktuale

Bushati: Albin Kurti tregoi se ka dinjitet kur kundërshtoi Grenell

Më: 5 janar 2021 Në ora: 22:47
Emisioni

Përveç krizës së pandemisë së Covid-19, Kosovës i shtohet edhe kriza politike. Kosova sot është pa një qeveri, pasi qeveria Hoti u shpall antikushtetuse, dhe pa një president të zgjedhur pasi Hashim Thaçi dha dorëheqjen për tu përballur në Hagë.

Kosova dhe zgjedhjet janë tema e diskutimit në Open në Top Channel ku janë të ftuar analistët Berat Buzhala dhe Andi Bushati.

Analisti Andi Bushati tha në Open se Albin Kurti mbajti një qëndrimin e duhur pasi doli kundër ndarjes në Kosovës për diçka për të cilën është votuar.

“Albin Kurti pati dinjitet. U votua nga populli dhe kasa politike nuk lejoi të ndodhte vullneti i popullit. Ai i doli kundër Grenell dhe tregoi se ka dinjitet”- tha Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat