Aliu me lajme të mira për trajtimin e të lënduarve, falendëron Hoxhajn për kontaktet e tij me Turqinë

Aktuale

Aliu me lajme të mira për trajtimin e të lënduarve, falendëron Hoxhajn për kontaktet e tij me Turqinë

Më: 5 janar 2021 Në ora: 23:20
Agim Aliu

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka treguar përmes një postimi në Facebook, se disa nga të lënduarit nga shpërthimi që ndodhi sot në këtë qytet, do të dërgohen për trajtim mjekësor në Turqi, dhe për këtë ai falenderoi kandidatin për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhajn, ku tha se përpjekjet e tij referuar kontakteve e miqësive të tij diplomatike, kanë mbërritur deri në Presidencën Turke, që të lehtësohet trajtimi eventual jashtë vendit i të lënduarve në gjendje më të rëndë.

Përmes një postimi në Facebook, kryetari I Ferizajt, Agim Aliu, ka treguar se solidarë me Ferizajn e ferizajasit në rastin e sotëm u shprehën krerë institucionesh e forcash politike, të cilët i falënderoj përzemërsisht në emër të ferizajasve, Ministrinë e Shëndetësisë.

Por, veçanërisht ai falenderoi Kryetarin në detyrë, njëherësh edhe Kandidat për Kryeministër, Enver Hoxhaj, për përpjekjet referuar kontakteve e miqësive të tij diplomatike, kanë mbërritur deri në Presidencën Turke, që të lehtësohet trajtimi eventual jashtë vendit i të lënduarve në gjendje më të rëndë.

Lexoni të plotë statusin e Agim Aliut:

Solidarë me Ferizajn e ferizajasit në rastin e sotëm u shprehën krerë institucionesh e forcash politike, të cilët i falënderoj përzemërsisht në emër të ferizajasve, Ministrinë e Shëndetësisë veçanërisht e patjetër falënderoj Kryetarin në detyrë, Enver Hoxhaj, përpjekjet e të cilit referuar kontakteve e miqësive të tij diplomatike, kanë mbërritur deri në Presidencën Turke, që të lehtësohet trajtimi eventual jashtë vendit i të lënduarve në gjendje më të rëndë, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Faleminderit!. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat