Blerim Latifi: Kjo është strategjia e të gjitha partive politike, për t’u viktimizuar

Aktuale

Blerim Latifi: Kjo është strategjia e të gjitha partive politike, për t’u viktimizuar

Më: 6 janar 2021 Në ora: 12:47
Blerim Latifi

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi, thotë se partitë politike, tashmë kanë filluar ta përdorin viktimizimin për të rritur numrin e votave, në zgjedhjet e reja.

Latifi thotë se karta e LDK-së për viktimizim, janë vrasjet e pasluftës, ndërsa për Vetëvendosjen thotë se përveç fotografisë së Astrit Deharit, po viktimizohen edhe për rrëzimin e Qeverisë Kurti, nga Richard Grenell.

Në anën tjetër, nga ana e saj, mund të thirret në viktimizimin politik nga Gjykata Speciale.

Shkrimi i plotë nga Blerim Latifi:

Tash që po fillon loja elektorale partitë i nxjerrin kartat e viktimizimit me provu që të sigurojnë ndonjë solidaritet votash.LDK e ka të gatshme kartën e viktimizimit: vrasjet e pas luftës të zyrtarëve të saj. VV, përveç fotografisë së Astrit Deharit, tani mund të tundë si kartë viktimizimi edhe rrëzimin e nga pushteti prej kaubojsit Grenell.

PDK, nga ana e saj, mund të thirret në viktimizimin politik nga Gjykata Speciale.

Ramushi e ka problem përdorimin e taktikave viktimizuese, sepse statura e tij nuk përputhet dot me kërkesat e këtyre taktikave.

Dje e pashë që edhe Pacolli ka filluar të pozojë si viktimë politike, derisa po tregonte se kanë dashur ta arrestojnë padrejtësisht në aeroportin e Prishtinës.

E tërë kjo mund të përmblidhet në thirrjen: Viktima të të gjitha partive mblidhuni! Zgjedhjet po fillojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat