PDK-ja reagon ashpër ndaj Kurtit: Albini kërkon më shumë pushtet për autoritet

Aktuale

PDK-ja reagon ashpër ndaj Kurtit: Albini kërkon më shumë pushtet për autoritet

Nga: N.Sh Më: 7 janar 2021 Në ora: 09:06
Albin Kurti

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit.

Bytyçi përmes një postimi në Facebook, shprehet se Lëviza Vetëvendosje nuk ka ndryshuar.

Sipas tij, Albin Kurti kërkon gjithmonë më shumë pushtet për autoritet.

Këto akuza Bytyçi i bëri pas vendimit të Kushtetutës ku thuhet se Kurti nuk mund të kandidojë për deputet.

Postimi i plotë:

Nëse e lexoni me vëmendje qëndrimin zyrtar të Albin Kurtit lidhur me aktvendimin e GjK-së, e vëreni se ai dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar.

Albini seriozisht mendon se kauza e tij është mbi shtetin e Kosovës, ndërsa dhuna politike si instrument për të përmbysur rendin kushtetues e institucional i pranueshëm për derisa ai e “ka legjitimitetin popullor”.

Sulmet në Capitol Hill — Kongresin/Senatin amerikan në esencë nuk dallojnë  nga sulmet e opozitës (VV-AAK-NISMA) në Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitin 2015. Këtu amb. Delaëie ka të drejtë për krahasimin.

Kjo është edhe arsyeja se pse Albin Kurti nuk ka qenë asnjëherë i kënaqur si KM me pushtetin që e kishte në vitin 2020.  Albini kërkon gjithmonë më shumë pushtet për autoritet, e jo pushtet për të qeverisur. Ai, si çdo populist thirrët në ligjitimitet popullor, e jo në legalitetin institucional qe vjen nga mandati i popullit përmes votës.

Kjo është edhe arsyeja se pse ai e kishte shkelur kushtetutën për të disatën here gjatë mandatit të tij 50 ditor. Kjo është edhe arsyeja se pse ai nuk thotë se do ta pranojnë çfarëdo vendimi të GjK-së, por, do ta analizojnë e pastaj këshilli i LVV-së do të vendos. Thua ti se rendi ynë demokratik varët nga disa prepotent të Lëvizjes Vetëvendosje që as bukë nuk ngrënë pa ua thënë Albini, edhe këtu jo rastësisht ai e thekson përsëri se “popullin” e ka mbrapa!

Albin mund ta ketë përkrahur publikisht Joe Biden për president, por tërë jetën e tij është sjellur si presidenti Trump në ditët e tij të fundit në mandat. I mbërthyer në konspiracione dhe i mbuluar në të pavërteta politike, duke arsyetuar gjithmonë dhunën politike me kauza të rrejshme, siç ka qenë në rastin tonë DEMARKACIONI dhe shkëmbimi i TERRITOREVE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat