Cakolli reagon ndaj vendimit të Kushtetueses: Nuk ndryshohen rregullat e lojës, në mes të saj

Aktuale

Cakolli reagon ndaj vendimit të Kushtetueses: Nuk ndryshohen rregullat e lojës, në mes të saj

Nga: A.Morina Më: 7 janar 2021 Në ora: 18:52
Gjykata Kushtetuese

Eugen Cakolli nga KDI ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me kandidimin për deputetë të personave me vepra penale.

Cakolli kërkoi që të fillohet me reformë të mirëfilltë zgjedhore, ku mund të precizohet natyra apo kualifikimi i veprave penale, për shkak të të cilave dikujt i pamundësohet garimi, siç rekomandon edhe Komisioni i Venedikut.

"Deri atëherë, sipas parimit të sigurisë juridike, nuk ndryshohen rregullat e lojës, në mes të saj", shkroi Cakolli në rrjetin social Facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Reduktimi i aktgjykimit të Kushtetueses deri në personifikim të tij me një, dy, apo tre persona, nuk i bën nder askujt. I rëndësishëm është përcaktimi që e drejta për t'u zgjedhur nuk qëndron krejt e shkëputur nga e kaluara penale e kandidatëve. Kjo veçse e ka rivendosur ligjshmërinë e zgjedhjeve, që ishte cenuar nga Supremja në vitin 2017.

Nëse ka interes për avancimin e legjislacionit zgjedhor, përfshirë edhe pjesën e përshtatshmërisë së kandidatëve (neni 29.1, pika q), atëherë zgjidhja është e thjeshtë. Le të fillohet me reformë të mirëfilltë zgjedhore, ku mund të precizohet natyra apo kualifikimi i veprave penale, për shkak të të cilave dikujt i pamundësohet garimi, siç rekomandon edhe Komisioni i Venedikut.

Deri atëherë, sipas parimit të sigurisë juridike, nuk ndryshohen rregullat e lojës, në mes të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat