Lajmi i fundit: Përveç AKR-së, LDK-së do t’i bashkohet edhe kjo parti politike, kaq kandidatë do t’i kenë në listë zgjedhore

Aktuale

Lajmi i fundit: Përveç AKR-së, LDK-së do t’i bashkohet edhe kjo parti politike, kaq kandidatë do t’i kenë në listë zgjedhore

Më: 9 janar 2021 Në ora: 14:52

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nuk do të garojë e vetme në zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt.

Burimet e medias brenda LDK-së kanë bërë të ditur se përveç AKR-së së Behgjet Pacollit, LDK-së do t’i bashkohet edhe Partia Shqiptare-Demokristiane e Kosovës (PSHDK).

“AKR do t’i ketë 10 vende në listën e kandidatëve për deputetë, kurse PSHDK 2-3 vende”, kanë bërë të ditura burimet.

Ditë më parë, kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur për mundësinë mundësinë e bashkëpunimit me AKR-në e Behgjet Pacollit në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat priten që të mbahen në muajin shkurt.

Mustafa ka bërë të ditur se partia e tij është e hapur që njerëzit e AKR-së të futen në listën zgjedhore të tyre.

“Ne akoma nuk jemi marrë vesh në LDK se me kënd do të bëjmë bashkëpunim ose kush mund të hyJë në listën tonë për deputet nga shkaku se ne do të shkojmë në listë si LDK, dmth, nuk do të shkojmë me koalicione parazgjedhore me asnjë subjekt politike. Me AKR-në kemi lënë hapësirë nëse ata kanë vullnet mund të krijojmë që njerëzit e tyre të futen në listën tonë dhe të garojnë me një listë të përbashkët me LDK-në, por nuk kemi ndonjë marrëveshje ose nuk kemi specifikuar akoma asgjë nga kjo”, u shpreh Mustafa.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kryesisë.

Pas mbledhjes, anëtari i kësaj partie, Arben Gashi në një konferencë për media ka thënë se ata diskutuan për çështje të organizimit të fushatës dhe gjëra teknike.

“Kjo ishte më shumë një mbledhje koordinuese, biseduam për ndërtimin e kritereve për kandidatët e ardhshëm për deputetë. Diskutuam edhe për koordinimin e fushatës zgjedhore dhe për gjëra të tjera teknike”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat