LDK-ja dënohet me 2 mijë euro nga inspeksioni në Prishtinë për shkelje të masave anti-Covid

Aktuale

LDK-ja dënohet me 2 mijë euro nga inspeksioni në Prishtinë për shkelje të masave anti-Covid

Më: 11 janar 2021 Në ora: 15:56
Foto Ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës është dënuar sot me 2 mijë euro nga Drejtoria e Inspeksionit në Prishtinë, pasi që ka shkelur masat antiCOVID në një tubim të mbajtur në kryeqytet.

Kështu shkruan në shqiptimin e gjobës.

Ndërkaq, drejtori i Inspeksionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka shkruar se askush nuk është mbi ligjin.

Image

“Shkeljet sanksionohen në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës – neni 25, paragrafi 1. Iu bëjmë thirrjeve subjekteve politike që të respektojnë ligjet dhe vendimet që vet i kanë votuar”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë

Askush mbi ligjin!
Zbatimi masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit, është i domosdoshëm. Shkeljet sanksionohen në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës – neni 25, paragrafi 1.
Iu bëjmë thirrjeve subjekteve politike që të respektojnë ligjet dhe vendimet që vet i kanë votuar. Në të kundërtën, gjobat iu shkojnë në zyrat qendrore të partive, për secilin tubim në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat