Osmani takohet me Varhelyi, presidentja në detyrë tregon çfarë kanë biseduar

Aktuale

Osmani takohet me Varhelyi, presidentja në detyrë tregon çfarë kanë biseduar

Nga: N. H Më: 12 janar 2021 Në ora: 17:22
Osmani dhe Varhelyi

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se është takuar me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim, z.Oliver Varhelyi.

Osmani tregon se me Varhelyi, kanë diskutuar për nevojën që perspektiva evropiane e Kosovës të shndërrohet nga fjalët në vepra.

“E falënderoj Komisionerin për gatishmërinë për bashkëpunim si dhe angazhimin që kërkesa për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës të jetë sa më e zëshme”, shkruan Osmani në Facebook.

Ja shkrimi i saj:

Në takim me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim, z.Oliver Varhelyi, diskutuam për nevojen që perspektiva evropiane e Kosovës të shndërrohet nga fjalët në vepra.

E falenderoj Komisionerin për gatishmërinë për bashkëpunim si dhe angazhimin që kërkesa për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës të jetë sa më e zëshme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat