Meliza Haradinaj njofton se do të kandidojë për deputete, ka një kërkesë nga mërgata

Aktuale

Meliza Haradinaj njofton se do të kandidojë për deputete, ka një kërkesë nga mërgata

Më: 13 janar 2021 Në ora: 13:28
Meliza Haradinaj

Në AAK kanë mbajtur sot një konferencë për media lidhur me votat nga diaspora.

Para mediave ka folur edhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se sa i përket çështjes së presidentit, nuk ka kandidat më të denjë se Ramush Haradinaj.

“Nuk ka Kosova ndonjë kandidat më të denjë se që është z.Haradinaj”, thotë ajo, duke shtuar se ai gëzon respektin e liderëve të botës.

“Kryetari Haradinaj e gëzon edhe respektin e liderëve të botës si presidenti i zgjedhur amerikan dhe kancelarja gjermane”, tha ajo.

Ministrja në detyrë ka pasur një porosi për mërgatën.

“Siguroni Kosovës një president të qëndrueshëm dhe një qeveri stabile. Ajo ka thënë se do të jetë kandidate për deputete derisa ka bërë thirrje që mërgata të ushtrojë të drejtën e tyre për të votuar”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat