Analisti: Osmani do të kandidojë me listën e këasj partie, Haradinaj e pamundur të zgjidhet president

Aktuale

Analisti: Osmani do të kandidojë me listën e këasj partie, Haradinaj e pamundur të zgjidhet president

Më: 13 janar 2021 Në ora: 14:41
Vjosa Osmani

“Vjosa Osmani me siguri nuk do të guxojë që të garojë e vetme në këto zgjedhje, por do të përfshihet në listën e kandidatëve me Lëvizjen Vetëvendosje”, kështu deklaroi në një intervistë për Euronews Albania analisti politik në Kosovë Lavdim Hamidi.

Duke folur për situatën parazgjedhore në Kosovë, z.Hamidi theksoi se afati është i shkurtër dhe nuk ka asnjë mundësi ligjore, ndërkohë që bashkëpunimi i Vjosa Osmanit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka nisur që prej zgjedhjeve të vitit 2019.

“Do të kemi një listë të përbashkët mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatëve të Vjosa Osmanit për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit”- tha Hamidi.

Po ashtu ai tha se kandidimi i Vjosa Osmanit me Lëvizjen Vetëvendosje, nuk do të zbehë figurën e Albin Kurtit.

“Nuk besoj se do ta zbehë figurën e Albin Kurtit pasi Lëvizja Vetëvendosje identifikohet me figurën e tij, nuk do të ketë konkurrencë midis tyre, por duan që të maksimalizojnë votat në zgjedhjet e 14 shkurtit me qëllimin që të marrin sa më shumë deputet, pritjet e tyre janë që të marrim mbi 50% të votave”, tha ai.

“Mirëpo sipas mendimit tim gjendja në terren është ndryshe dhe do të marrin pak më pak. Është Lëvizja Vetëvendosje që do të fitojë zgjedhjet, por dilema është se cila do të jetë e dytë dhe e tretë”, shtoi ai më tej.

Sa i përket kandidimit të Ramush Haradinajt për president, ai theksoi se gjasat për të janë shumë të vogla.

“Jo i ka gjasat minimale për shkak të rezultati zgjedhor që do të këtë partia e tij në këto zgjedhje, me shumë mundësi do të zgjidhet një president konsensual, dhe mund të jetë një emër nga familja Jashari, i cili mund të marrë maksimumin e votave”, tha Hamidi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat