Selimi: Është gati projektligji për Gjykatën Komerciale, do të largohen barrierat për bizneset

Aktuale

Selimi: Është gati projektligji për Gjykatën Komerciale, do të largohen barrierat për bizneset

Më: 15 janar 2021 Në ora: 15:32
Konferenca per media

Ministria e Drejtësisë ka përgatitur projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale, e cila do të jetë në shërbim të bizneseve.

Me këtë rast ministri i Drejtësisë, Selim Selimi u shpreh se ky është një lajm i mirë për qytetarët Republikës së Kosovës e në veçanti për bizneset.

"Sot e kemi përfunduar punën për përpilimin e kodit për përpilimin rreth ligjit për themelimin e Gjykatës Speciale", tha ai

Ai tha se ky është lajm i mirë për të gjitha bizneset.

Tutje në konferencën për media tha se janë adresuar edhe vërejtjet dhe sugjerimet lidhur më këtë çështje.

Kryesuesi i grupit punues për themelimin e Gjykatës Komerciale, Florian Dushi tha se kjo gjykatë, e cila do të trajtoj çështjet komerciale, është një hap shumë i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë.

Selimi për Institutin për Krimet e Luftës tha se kjo është nacionale.

"Instituti për Krimet e Luftës, është diçka nacionale. Ne e kemi marrë një mision për të ruajtur memorien kolektive. Grupi punues e ka filluar sot punën. Ky Institut është duke vazhduar punën, nuk do të kisha dashur të jap një datë pasi është çështje e ndjeshme dhe shkon përtej zgjedhjeve", tha ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat