Kimete Berisha reagon ashpër ndaj Hamitit: Qysh një ‘profesor’ përdor shprehje të ulta dhe perverze...

Aktuale

Kimete Berisha reagon ashpër ndaj Hamitit: Qysh një ‘profesor’ përdor shprehje të ulta dhe perverze...

Nga: A.Morina Më: 15 janar 2021 Në ora: 22:52
Kimete Berisha

Profesori Muhamet Hamiti mendon se Vjosa Osmani s’kishte guxim për të formuar iniciativë të sajin dhe në këtë mënyrë u fut, siç tha ai, nën sqetullën e Kurti.

Ndaj, kësaj deklarate ka reaguar ashpër publicistja Kimete Berisha, e cila iu drejtua Hamiti me shprehjen se si nuk të vjen marre m'i 'shti' gratë nëpër nën 'sqetulla' të burrave.

"Çfarë primitivi dhe çfarë mizogjini je ti që i sheh gratë nëpër nën sqetulla të burrave! Qysh një 'profesor' përdor shprehje të ulta dhe perverze (si afsh për shembull) kur e tipizon një grua politikane!", shkroi Berisha në Facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

LDK sillet rreth ushkurit!

Muhamet Hamiti, qysh s'po të vjen marre m'i 'shti' gratë nëpër nën 'sqetulla' të burrave.

Nuk po kuptoj pse nuk merresh me ndonjë 'organ' tjetër të Albinit, pse nuk merresh me trurin e tij për shembull, po t'u ka tek e merresh me nën sqetullat e tij, me zbulu se kush u strehu aty!

Në bazë të çkahit gruaja u dashka me qenë nën sqetullat e një burri?

Kush të ka thënë Ty se je më 'i zoti' se një Grua!

Dhe kush të ka thënë Ty se je më i guxmshëm se një Grua!

Pse Vjosa Osmani nuk qenka e guximshme, sipas teje!

Ku e di ti çka është Guximi kur s'ke Guxuar kurrë!

Çfarë primitivi dhe çfarë mizogjini je ti që i sheh gratë nëpër nën sqetulla të burrave!

Qysh një 'profesor' përdor shprehje të ulta dhe perverze (si afsh për shembull) kur e tipizon një grua politikane!

Çfarë partie është LDK që i ka mendt veç te 'ai sendi' dhe gjithçka e sjellin rreth ushkuri.

P.S. Albini ndër sqetulla mban Libra, e jo Njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat