Çfarë po ndodhë me LDK-në, lista e saj zgjedhore pëson ndryshime!

Aktuale

Çfarë po ndodhë me LDK-në, lista e saj zgjedhore pëson ndryshime!

Nga: A.Morina Më: 18 janar 2021 Në ora: 10:04
Lidhja Demokratike e Kosovës

Lista e kandidatëve për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka puar ndryshime në renditje. Kjo gjë u bë me kërkesë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Këtë e ka konfirmuar kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Alma Lama, e cila ka njoftuar se numri i saj në këtë listë ka ndryshuar.

"Për shkak të përfaqësimit të drejtë të kuotës gjinore, siç ka kërkuar KQZ-ja, lista e LDK-së ka pësuar disa ndryshime. Në listën e KQZ-së, tani une do te bart ne këtë numër: #87", shkroi Lama në Facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Të nderuar miq,

Për shkak të përfaqësimit të drejtë të kuotës gjinore, siç ka kërkuar KQZ-ja, lista e LDK-së ka pësuar disa ndryshime.

Në listën e KQZ-së, tani une do te bart ne këtë numër: #87.

Me respekt,

Alma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat