Kush është Jetish Maloku, kryesuesi i ri i KPK-së

Aktuale

Kush është Jetish Maloku, kryesuesi i ri i KPK-së

Më: 18 janar 2021 Në ora: 11:53
Jetish Maloku

Me 10 vota për dhe një kundër është zgjedhur  kryesues i Këshillit Prokurorial . 

Jetish Maloku, ka mbaruar studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, në të njëjtin fakultet ai ka kryer edhe studimet postdiplomike Mastër, ndërsa studimet e doktoraturës i ka vazhduar në Europian Center for Peace and Developmen of University for Peace, në Tiranë.

E kishte filluar karrierën profesionale fillimisht si gjyqtarë i Gjykatës për Kundërvajtje në Gjilan, në vitet 2000-2002, ndërsa në vitet 2002-2004, ai kishte kaluar si Prokuror në Prokurorinë Publike Komunale në Gjilan, ndërsa në vitet 2004-2010, punën si prokuror e ka vazhduar në Prokurorinë e Qarkut në Gjilan, në të cilën prokurori në vitin 2010, ishte zgjedhur edhe kryeprokuror.

Pas ndryshimit të strukturave të gjykatave dhe prokurorive, më 1 janar 2013, kishte marrë pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, në të cilën pozitë ka qëndruar më shumë se shtatë vite, pasi ai kishte ofruar dorëheqjen e tij më 20 tetor 2020.

Jetish Maloku, po ashtu nga viti 2011 e deri në fund të vitit 2015, kishte qenë anëtarë i KPK-së, ndërsa në këtë pozitë është rikthyer edhe nga 1 janari i këtij viti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat