​Finalizohet strategjia e rishikimit funksional të drejtësisë, fokus pritet të jetë lufta kundër korrupsionit

Aktuale

​Finalizohet strategjia e rishikimit funksional të drejtësisë, fokus pritet të jetë lufta kundër korrupsionit

Më: 18 janar 2021 Në ora: 13:37
Foto gjatë takimit

Finalizohet strategjia e rishikimit funksional të drejtësisë, fokus pritet të jetë lufta kundër korrupsionit

Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial, kanë finalizuar strategjinë e rishikimit funksional të sistemit të drejtësisë. Ky akt u konsiderua si fuqizim i sundimit të ligjit që fokus të veçantë do të ketë luftën kundër korrupsionin dhe procesin e Vettingut.

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi përmes një konference për medie tha se me këtë plan po ndodh reforma në drejtësi, e cili do t’i mbrojë gjyqtarët dhe prokurorët e ndershëm.

“Pas shumë viteve punë reforma në drejtësi po ndodh. Po ndodh sot, pasi është finalizuar strategjia e rishikimit funksional… Sot kemi përpiluar planin pesë vjeçar të rishikimit pozitiv në sistemin e drejtësisë, fuqizimit të sistemit të drejtësisë dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Një plan që do t’i mbrojë gjyqtarët dhe prokurorët e ndershëm, do t’i mbrojë ata që çdo ditë e sjellin drejtësinë në Kosovë. Suksesi dhe rezultate e tyre na kanë bërë të jemi të parët në shtetet fqinje në sundim të ligjit”, tha ai.

Ndërsa, Bahri Hyseni nga Këshilli Prokurorial tha se rishikimi funksional i sistemit të drejtësisëdo të ketë objektiva kryesore, fuqizimin e gjyqësorit, prokurorisë dhe fuqizimin e drejtësisë penale dhe qasjen në drejtësi.

“Fuqizimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial që ka qenë objektiv kryesore e Ministrisë së Drejtësisë dhe akterëve tjerë që kanë marrë pjesë. Fuqizimi i sistemit të drejtësisë penale, një prej segmenteve shumë të rëndësishme. Pastaj i qasjes në drejtësi si një prej komponentëve kryesor dhe fuqizimi i luftës antikorrupsion për të cilën për çdo ditë po bëjnë të rrisim nivelin e angazhimit”, u shpreh ai.

E zbatim praktik të kësaj strategjiekërkoikryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçoaj, i cili tha se për të njëjtën duhet edhe ndarje buxhetore për realizimin e saj.

“Ky dokument duhet të jetë i zbatueshëm dhe praktik. Të ketë objektiva dhe aktivitete të qarta të zbatueshme matshme. Duke ditur rëndësinë e kësaj strategjie është e një rëndësie të veçantë që të ndahen mjetet buxhetore për realizimin e saj”, tha ai.

Hartimin e strategjisë të rishikimit funksional të drejtësisë e përkrahën dhe përshëndetën, ambasadat e ShBA-së dhe Britanisë së Madhe në Prishtinë, si dhe Zyra e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat