Cakolli PDK: Osmani që tani përfaqëson VV-në është duke e shkatërruar LDK-në

Aktuale

Cakolli PDK: Osmani që tani përfaqëson VV-në është duke e shkatërruar LDK-në

Më: 18 janar 2021 Në ora: 19:02
Bujar Cakolli

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Bujar Cakolli, ka thënë se nuk ka iniciativë të Vjosa Osmanit, sipas tij, ajo është përfaqësuese e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në emisionin Info Magazine, Cakolli e ka akuzuar Osmanin për tre dështimet më të mëdha që kanë ndodhur brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Duhet sqaruar se nuk ka iniciativë të Vjosa Osmanit – këta janë përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje – këta kanë përfunduar në partinë e Albin Kurtit”.

“Ne jemi duke u ballafaquar me një kandidate për deputete të VV-së dhe jo të Vjosa Osmanit. Këta e kanë tradhtuar elektoratin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kanë përfunduar në gjirin e Albin Kurtit”.

“Me emrin e Vjosa Osmanit lidhen tre dështimet më të mëdha të LDK-së: [1] ka të bëjë me presidentin Fatmir Sejdiu që ishte shkarkuar nga Gjykata Kushtetuese ajo [Osmani] ishte këshilltare e tij. [2] në kohën kur Isa Mustafa ishte kryeministër, Vjosa Osmani e sabotoi edhe votimin e demarkacionit që çoi në rënien e Qeverisë. Kjo është hera e tretë që Osmani me punën dhe angazhimin e saj është duke e shkatërruar LDK-në”.

“Nuk ekziston një iniciativë e Vjosa Osmanit, ekziston vetën një listë që përfaqëson VV-në dhe jo dikë tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat