Hamiti: Ata që janë dënuar për vepra penale, nuk është morale që të zgjidhen

Aktuale

Hamiti: Ata që janë dënuar për vepra penale, nuk është morale që të zgjidhen

Më: 18 janar 2021 Në ora: 19:38
Muhamet Hamiti

Profesori universitar, Muhamet Hamiti, e ka vlerësuar si të pamoralshme kandidimin për deputetë të personave që kanë kryer vepra penale në tri vitet e fundit.

Hamiti, përmes Facebook e ka vlerësuar tutje si të pakuptimtë që të përzgjedhen personat e dënuar nga gjykata për procedura penale.

Postimi i plotë:

Karakteri i njeriut, moralieti i tij/saj është i rëndësishëm. Jo vetëm, por sidomos në vigjilie të zgjedhjeve politike, si këto të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë më 14 shkurt.

A është e pranueshme të zgjedhet përfaqësues i popullit në Kuvend apo anëtar i Qeverisë njeriu me precedent penal?

Përgjigj është: natyrisht Jo.

S’ka kuptim, nuk është morale, të zgjedhet dikush që është dënuar nga gjykata për vepër penale.

Askund. As në Kosovë, natyrisht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat