QKSGJ: Shqetësues trendi i ulët i përfaqësimit të grave në listat partiake

Aktuale

QKSGJ: Shqetësues trendi i ulët i përfaqësimit të grave në listat partiake

Më: 18 janar 2021 Në ora: 20:06
Kuvendi i Kosovës

Qendra Kosovare për Studime Gjinore po vlerëson se edhe në këto zgjedhje, asnjë subjekt politik nuk garanton mundësi përfaqësimi të grave dhe burrave në parlament.

Shumica e partive politike të cilat i kanë dorëzuar listat elektorale për zgjedhjet qëndrore të parakohshme, kanë prezantuar minimalisht gra, duke e përmbushur kuotën elektorale gjinore prej 30% e cila sipas ligjit për zgjedhje, është obligative për secilin subjekt për t’u çertifikuar, thuhet në reagimin e kësaj qendre.

QKSGj e konsideron shqetësuese këtë trend të ulët të përfaqësimit të grave në listat partiake. Mos-ofrimi i mundësive të barabarta për kandidim për gratë sikur për burrat është tregues që partitë politike ende nuk kanë vullnet politik për avancimin e barazisë gjinore.

Image

 

”Kjo përqindje e ulët e grave në lista zgjedhore e cila do të reflektojë edhe në përbërjen e legjislaturës, përveç që e mirëmbanë mendësinë dhe praktikat përjashtuese ndaj grave në politikë, ka ndikim negativ edhe në procesin e politikëbërjes duke qenë se nuk garanton gjithëpërfshirjen e të interesave të të gjitha grupeve identitare dhe ekonomike, ndër dhe brenda gjinore”, thuhet mes tjerash në reagimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat