Xhelal Sveçla e “godet” Valdete Dakën, ia përmend moshën dhe Hashim Thaçin

Aktuale

Xhelal Sveçla e “godet” Valdete Dakën, ia përmend moshën dhe Hashim Thaçin

Nga: N.Sh Më: 21 janar 2021 Në ora: 12:36
Xhelal Sveçla, Valdete Daka

Xhelal Sveçla i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar sot ndaj Valdete Dakës.

Sveçla përmes një postimi në Facebook, thotë se, Valdetja ka moshën 60 vjeçare, por është një vit e vjetër.

Sipas tij, ajo po mendon që ndodhet në janarin e vitit 2020 kur ish-presidenti Thaçi i dërgonte letra Kurtit dhe bënte darkë pune me ish ambasadorin Grenell.

Sipas tij, Daka duhet të updatohet dhe të marr kalendarin e ri, pasi që, tash është viti 2021 dhe ajo 2020.

Ai shton se tash Kosova ka presidente te re, Vjosa Osmanin, dhe së shpejti me kryeministër Albin Kurtin.

Shkrimi i plotë:

Valdete Daka e ka moshën 60 vjeç, mirëpo ajo është një vit e vjetër. Po mendon që ndodhet në janarin 2020 kur ish presidenti Thaçi i dërgonte letra Albin Kurtit, dhe bënte darkë pune me ish ambasadorin Grenell. Dhe, ndjehet e frikësuar mandej.

Mirëpo, ajo duhet të update-ohet, ta marrë kalendarin e ri: njëmend është muaji janar, por viti është 2021 e jo 2020. Kosova tash ka presidente të re, znj. Vjosa Osmani, dhe së shpejti kryeministër të ri, z. Albin Kurti.

E kuptojmë që znj. Daka nuk do ta votojë listën VETËVENDOSJE!-Vjosa me 14 shkurt, por ajo nuk bën që preferencën e saj personale ta keqpërdorë si kryetare e KQZ-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat