A do të kalojë shkëmbimi territorial me Serbinë? Përgjigjet ambasadori amerikan në Kosovë

Aktuale

A do të kalojë shkëmbimi territorial me Serbinë? Përgjigjet ambasadori amerikan në Kosovë

Më: 21 janar 2021 Në ora: 23:32
Philip Kosnett, ambasador i SHBA-ve në Kosovë

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett shprehu bindjen e tij se shkëmbimi i territoreve me Serbinë nuk do të kalojë.

Ai madje ka theksuar se SHBA do të bëjë çdo gjë që kjo mos të ndodhë.

Kosnett ka folur edhe për pritjet në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke shtuar se SHBA-ve i intereson qeverisja e mirë në Kosovë dhe e cila i bindeve ligjeve me të cilat edhe funksionon.

"Miqtë janë për t'u ndihmuar në situata të vështira dhe ne gjithnjë kemi qenë në gjendje që më këshilla miqësore ta bëjmë një gjë të tillë, në mënyrë që proceset integruese dhe zhvillimore për vendin të ecin përpara", tha mes tjerash Kosnett në një intervistë në Kanal10.

Ambasadori amerikan ka folur edhe për ndihmat që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës lidhur me pajisjet për luftën ndaj pandemisë.

Ai madje iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mbrohen nga ky virus i rrezikshëm, duke mbajtur maskën, pastrimin e duarve por edhe ruajtjen e distancës sociale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat