Dushi: Vullneti i popullit do të tregojë që Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të qeverisë me vendin

Aktuale

Dushi: Vullneti i popullit do të tregojë që Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të qeverisë me vendin

Më: 24 janar 2021 Në ora: 12:35
Ardita Dushi

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, gjatë një bashkëbisedimi që ka zhvilluar dje me të rinjtë e Pejës, ka thënë që do të kujdeset që Lëvizja Vetëvendosje të mos vijë kurrë në pushtet.

Hoti tha se Lëvizja Vetëvendosje është duke u çmendur vetëm pse ka parë një imazh të mundësisë për të dalë në pushtet.

Lidhur me këtë deklaratë është pyetur sot Ardita Dushi, e cila është kandidate për deputete nga radhët e LDK-së.

Dushi në një konferencë për media tha se vullneti i popullit do të tregojë që LDK duhet të qeverisë me vendin.

“Më 14 shkurt, vullneti i popullit është ajo që do të tregojë se Lidhja Demokratike duhet të qeverisë me vendin”.

Ajo theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotme do ta publikojë edhe slloganin me të cilin do të garojë në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat