160 ushtarë gjermanë të infektuar me COVID-19, 18 nga këta në Kosovë

Aktuale

160 ushtarë gjermanë të infektuar me COVID-19, 18 nga këta në Kosovë

Më: 25 janar 2021 Në ora: 15:04
KFOR

Më shumë se 160 ushtarë gjermanë janë infektuar me COVID-19, në misionet jashtë vendit.

Sipas njoftimit nga Bundeswehr, shumica e rasteve janë në Afrikën Perëndimore dhe Kosovë.

71 janë prekur nga koronavirusi në Mali, 22 në Nigeri, 18 në Kosovë, 17 në Irak, 11 në Afganistan, tetë në Lituani dhe dy në Liban.

Siç njoftohet rreth 7 mijë ushtarë gjermanë po shërbejnë në misione të ndryshme paqëruajtëse në botë, prej tyre 1 mijë janë vendosur në Mali dhe Nigeri.

Deri në fund të vitit të kaluar kishte rreth 1 mijë e 200 të pranishëm në Afganistan, 150 në Irak dhe rreth 80 në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat