"Albin Kurti në mesin e 10 liderëve me të pëlqyer në botë"

Aktuale

"Albin Kurti në mesin e 10 liderëve me të pëlqyer në botë"

Nga: N.Sh Më: 25 janar 2021 Në ora: 16:21
Albin Kurti

Teologu Mustafë Bajrami përmes një postimi në Facebook ka treguar se rastësisht i hyra një 'operacioni detektiv' në Facebook. 

Bajrami i cili javë më herët i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë fjalë të mëdha për Kurtin.

Ai e ka renditur Kurtin njërin prej dhjetë liderëve më të pëlqyer në botë.

"Përnjëmend fenomen i paparë edhe në këtë rrafsh. Me afër 100,000 like për 24 orë, Albin Kurti po del të jetë ndër dhjetë liderët më të pëlqyer në botë. Postimet e tij dhe të tjerat rreth tij pëlqehen më shumë se edhe të liderëve të vendeve me popullsi më shumë se 30 milion banorë", shkruan ai.

Postimi i plotë:

Image

Rastësisht i hyra një 'operacioni detektiv' në Facebook. Thash të shoh sa like marrin liderët botërorë në postimet e tyre, sa marrin postimet rreth tyre, dhe cili është më i forti.

Mbeta pa tekst.

Përnjëmend fenomen i paparë edhe në këtë rrafsh. Me afër 100,000 like për 24 orë, Albin Kurti po del të jetë ndër dhjetë liderët më të pëlqyer në botë. Postimet e tij dhe të tjerat rreth tij pëlqehen më shumë se edhe të liderëve të vendeve me popullsi më shumë se 30 milion banorë.

Veç Merkel e Gjermanisë, Johnson i Britanisë, Erdogan i Turqisë, Jacinda Ardern e New Zelandës, Trudeau i Kanadasë e ndonjë tjetër po mirrnin më shumë.

Rast studimor që do analizë të thellë. Rast i papërsëritur ndër shqiptarët kur është fjala për lidhjen kaq të ngusht mes liderit dhe popullit të tij...!

Zoti i shtoftë edhe Like-t edhe këtë dashuri...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat