Këto janë mangësitë dhe përparësitë e LVV-së nëse Albin Kurtit nuk i lejohet të kandidojë për deputet

Aktuale

Këto janë mangësitë dhe përparësitë e LVV-së nëse Albin Kurtit nuk i lejohet të kandidojë për deputet

Më: 27 janar 2021 Në ora: 12:22
Albin Kurti

Njohësit e çështjeve politike në vend, po parashikojnë një rritje të LVV-së, nëse kreut të këtij subjekti politik i ndalohet kandidimi dhe nuk certifikohet për të garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Profesori dhe njohësi i çështjeve juridike, Muhamed Kelmendi, thotë se një vendim i tillë do të rritë përkrahjen ndaj LVV-së dhe Albin Kurtit.

“Vendimi , duke u refuzuar edhe nga Gjykata, do të  ndikon edhe me dukshem ne rritjen e përkrahjes për subjektet e tilla. Këtu edhe për VV -në ka bazë dhe krijon teren që tek masat të paraqitet si subjekt, dhe Albin Kurti si person që partitë politike kanë frikë dhe ajo është normale që i’a rritë retingun”

Por Kelmendi thekson se në tërësi ky vendim i Gjykatës Kushteuese është i gabuar.

“Dua edhe njëherë të them se vendimet e tilla për perjashtimin nga ana e Gjykates Kushtetuese të kandidateve të dënuar në tri vitet e fundit me denime me kusht, me gjobe etj., pa dënim me burg për një e më shumë vite, është tërërisht i gabuar.Tash Gjykata Supreme është në pozitë të rëndë. Në njërën anë eshtë ligji, që e lejon kandidimin e këtyre kandidateve për deputete dhe, në anën tjetër, është Verdikti i Gjykates Kushtetuese, qe ua ndalon kandidimin” deklaroi Kelmendi.

Ndërsa analisti Shkodran Ramadani thotë se një vendim i tillë mund të ndikojë në rritjen e mbështetjes për VV-në tek një pjesë e elektoratit por dekurajuese për një pjesë tjetër.

“Albin Kurti veç e ka arrit një mbështetje të madhe qytetare, shifrat mund të lëvizin brenda një numri të caktuar psh, prej 40 deri në 50 deputetë. Vendimi për ta përjashtuar atë nga gara mund të ndikojë tek një pjesë e elektoratit që ata mundet ta rritin mbështetjen për të për shkak që mund të perceptohet si një komplot kundër tij që me çdo kusht me e pengu për me marr pjesë në zgjedhje.

“Por gjithashtu më tej, për një pjesë tjetër të votuesve mund të jetë dekurajusuese por shkak se ekziston ai konspiracioni amerikan dhe evropian kundër tij. Por nuk është se do të luajë ndonjë rol të madh në rezultat përfundimtar pasi dihet se LVV-ja do të dalë e para në një distancë të konsiderueshme me vendin e dytë’, tha Ramdani.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa vendosi dje që kandidatët që nuk janë certifikikuar nga KQZ-ja të mos zëvendësohen me kandidatë të tjerë.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë paralajmëruar se do të dërgojë ankesë në Gjykatën Supreme për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat