U paralajmërua prishja e koalicionit mes LDK-së dhe LVV në Vushtrri, Tahiri thërret konferencë për media

Aktuale

U paralajmërua prishja e koalicionit mes LDK-së dhe LVV në Vushtrri, Tahiri thërret konferencë për media

Më: 29 janar 2021 Në ora: 09:41
Foto Ilustrim

Është paralajmëruar prishja e koalicionit ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes në komunën e Vushtrrisë, ndërkaq nga kjo komunë është njoftuar edhe për një konferencë të kryetarit të kësaj komune, Xhafer Tahiri.

Konferenca e jashtëzakonshme për media e kryetarit Tahiri është paralajmëruar për në ora 11:00.

“Ftoheni të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për medie, ku kryetari i Komunës Xhafer Tahiri flet për zhvillimet e fundit politike në Komunën e Vushtrrisë. Konferenca mbahet sot e premten me 29 janar 2021 prej orës 11:00 në Ndërtesën e Komunës”, thuhet në njoftimin e komunës.

Vetëvendosje një ditë më parë nuk e kishte votuar Programin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat