Pas ndërprerjes së vizitës në veri, avokati ironizon me Kurtin dhe Osmanin: “Erdha Pashë Ika”

Aktuale

Pas ndërprerjes së vizitës në veri, avokati ironizon me Kurtin dhe Osmanin: “Erdha Pashë Ika”

Nga: A.Morina Më: 30 janar 2021 Në ora: 18:14
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe U.d. të Presidentit, Vjosa Osmanit i është ndërprerë vizita në Mitrovicën e Veriut, nga disa serbë.

Lidhur me këtë rast, ka reaguar avokati Dasti Pallaska i cili ironizoi me Albin Kurtin.

“Versioni i popullistëve që pretendojnë me i zgjidhë problemet me rimë dhe simbolikë: Veni Vidi Effugium, në shqip Erdha Pashë Ika”, shkroi Pallaska në Facebook, përcjellë “Bota sot”

Postimi i plotë

Origjinali:

Veni Vidi Vici, ne shqip Erdha Pashë Pushtova.

Versioni i popullistëve që pretendojnë me i zgjidhë problemet me rimë dhe simbolikë:

Veni Vidi Effugium, në shqip Erdha Pashë Ika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat