Agim Bahtiri i bie pishman, kërkon falje publike për sharjen e tij

Aktuale

Agim Bahtiri i bie pishman, kërkon falje publike për sharjen e tij

Nga: A.Morina Më: 30 janar 2021 Në ora: 23:01
Agim Bahtiri

Kreu i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka kërkuar falje publike përmes një postimi në rrjetin social Facebook, pas sharjes që bëri gjatë një tubimi të mbajtur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Bahtiri tha se ishte një reagim emocional dhe jo me paramendim.

“Reagimi im ishte emocional dhe jo me paramendim, prandaj kërkoj falje publike për fjalorin jo adekuat”, deklaroi Bahtiri, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Me vjen keq për situatën e ndodhur sot në lagjen Ilirida, por e gjitha ishte e nxitur nga dikush që kishte qëllim prishjen e tubimit madhështor.

Reagimi im ishte emocional dhe jo me paramendim, prandaj kërkoj falje publike për fjalorin jo adekuat.

Sinqerisht,

Agim Bahtiri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat